Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, i ka kërkuar Presidentit Meta publikisht t’ia japë asaj pasaportën shqiptare.

Fifi edhe pse jeton në Shqipëri nuk ka pasaportë shqiptare dhe këtë e ka zbuluar në Instagram ku një fanse e pyet nëse e ka pasaportën shqiptare apo jo.

Këngëtarja i përgjigjet se fatkeqësisht nuk e ka dhe do të donte shumë ta kishte prandaj i kërkon publikisht Metës që t’ia japë një të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb