SHBA

Katër muaj pasi Iggy Azalea zbuloi se kishte mirëpritur djalin e saj të quajtur Onyx, reperja publikoi foton e parë të të birit. Në një foto të shpërndarë në Instagram, Azalea shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj të vogël.

Ajo ka publikuar edhe një foto tjetër për ta prezantuar të birin me botën. Në imazhet e ëmbla ajo shkroi thjesht një emoji engjëll.

Një lajm tjetër nga Iggy, të cilin ajo e ka konfirmuar së fundmi, është edhe ndarja nga partneri i saj, reperi 24-vjeçar, Playboi Carti. Azalea la të kuptohet për ndarjen përmes disa mesazheve të koduara të shpërndara në Instagram Story të premten.

“Ke humbur një 1-sh të vërtetë”, shkroi ajo në një mesazh, duke shtuar në një tjetër, “Njerëzit e marrin besnikërinë si të mirëqenë dhe kjo është arsyeja pse unë preferoj të jem vetëm”. Ajo më vonë sqaroi mesazhet e saj të mëparshme, duke shkruar:

“Ajo që unë doja të thoja natën e kaluar ishte se unë jam duke e rritur djalin tim vetëm dhe nuk jam në një lidhje”.

Azalea dhe Carti u takuan në 2018-ën, në një kohë kur ajo ishte duke bërë turne jashtë shtetit dhe filluan të frekuentoheshin më vonë.

Pas një shtatzënie të mbajtur sekret nga publiku, Azalea njoftoi lindjen e fëmijës së saj në qershor. Ajo rrëfeu se dëshiron ta mbajë jetën e saj private, por donte ta bënte të qartë se ai nuk është një sekret. Një muaj më vonë, ajo zbuloi edhe emrin e të birit.

View this post on Instagram

??

A post shared by Iggy Azalea (@thenewclassic) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb