Këngëtarja Romina Power ka prezantuar të dashurin e saj të ri. Ka qenë vet Romina që ka shpërndarë në instagramin e saj një foto ku shfaqet me të dashurin

Bëhet fjalë për amerikanin Brian Sweeney, i cili merret dhe marrëdhënie me publikun. Foto është bërë në varrezat e Los Angelos, atje ku prehet dhe Tyrone Power, babai i këngëtares.

Ashtu siç e njeh edhe publiku shqiptar, Romina ka qenë e martuar me këngëtarin Al Bano Karrizi në vitet 1970-2012, ndërsa së bashku ata formuan shoqatën më të famshme të këngës italiane. Pavarësisht se janë të ndarë, Al Bano dhe Romina mbajnë koncerte në mbarë botën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: