Tea Tairovic është një këngëtare serbe e cila kohët e fundit ka nxjerrë në treg albumin e saj të ri “Balkanija”. Këngët e saj u bënë hite, por ajo që ra në sy ishte kënga “Dubai” e cila është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje” e kënduar nga këngëtarja shqiptare Ronela Hajati.

Këngëtarja serbe e ka paguar Ronale Hajatin me një shumë prej 10 mijë eurosh për këngën e marrë.

Ronela Hajati njihet edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e sivjetmë në Torino. Ajo nuk kaloi në finale të kompeticionit, shkaktoi një skandal të vërtetë kur në fund të performancës së saj tregoi shenjën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe.

Ndërkohë, në albumin e Tairovic, të gjitha këngët janë ripërpunim të hiteve bullgare, greke dhe shqiptare.

Tairovic është një nga këngëtaret më të angazhuara në skenën muzikore atje duke u paguar mijëra euro për një perfomancë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: