TIRANE – Pushimet nuk kanë mbaruar për Fjolla Morinën. Këngëtarja shqiptare së fundmi ka publikuar disa foto nga Dubai ku ndodhet prej disa ditësh.
Këto ditë shtatori, Fjolla dhe familja e saj po i kalojnë në Dubai, në një prej resorteve më luksoze. Fjolla e ka bërë traditë këtë periudhë të vitit, më shumë se çdo kohë tjetër, ta kalojë pranë dy vajzave dhe nënës së saj, duke hequr dorë nga koncertet apo projektet e reja muzikore.
Në foto këngëtarja shfaq linjat e saj seksi. Me të drejtë, disa prej komentuesve e komplimentojnë për pamjen e saj.
(er.cu/BalkanWeb)