Këngëtarja energjike dhe shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli është përfolur së fundmi se ka bërë ndërhyrje estetike, por a është kjo e vërtetë?

Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka pranuar se ka bërë buzët sepse ka pasur gjithmonë dëshirë të ketë buzë të trasha.

“Buzët i kam mbushur pak sepse gjithmonë kam pas qejf t’i kem buzët e trasha dhe kur ka dalë ky ‘Lip filler’ jam gëzuar shumë. E adhuroj Angelina Jolie dhe më pëlqen t’i kem buzët si ajo, do i bëj edhe më shumë”, u shpreh Genta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: