TIRANE

Flaka Krelani është ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Por për sa i përket jetës së saj private ajo është shumë e rezervuar dhe nuk preferon të flasë.

Ditën e sotme, Flaka ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku përtej profesionit nuk munguan dhe pyetjet për jetën private. Flaka tregoi se është diçka që nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, por edhe kur i ka kushtuar nuk ka gjetur personat e duhur. Ajo ka treguar se dashuria e saj më e madhe është nipi i saj i vogël, Gega.

“Nuk e di ça ndodh tek pjesa e jetës private. Nuk i kushtoj rëndësi por dhe kur i kushtoj, ndodh me personat e gabuar. Nuk sillet bota rreth nesh gjithmonë, nuk jemi perfekt”- ka thënë Flaka.

Më tej Isli Islami ka vazhduar duke i thënë se personi i duhur me siguri po vjen nga larg, sepse po vonohet shumë. Flaka e ka kaluar me shumë sportivitet edhe këtë pyetje duke u përgjigjur me shaka. “Ne në Kosovë themi është nisur princi po vjen me kalin, po zakonisht vetëm kali po mbërrin”, – ka thënë këngëtarja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb