TIRANE

Këngëtarja e njohur Poni ka qenë gjithmonë hermetike në lidhje me jetën e saj jashtë skenës, ndërsa ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj vlonjat si dhe djalin e tyre të vogël.

Ndërkohë në një intervistë tw fundit këngëtarja iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin.

“Poni, po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje”, ishte pyetja që iu bë. Me shaka, këngëtarja theksoi se ishte ajo që e mori të vetmin vlonjat tolerant që ishte.

“Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora sepse me natyrën që kam që kemi atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Me thënë të drejtën mendoja se mund të ndodhte diçka në Shqipërinë e Mesme se janë më të butë.

Por intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar zoti. Gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë.”, u shpreh mes të tjerash këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb