TIRANË- Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj janë çifit i parë që hapi natën e festivalit të 53-të në RTSH. “Kështjellë“ është kënga e tyre e cila u kualifikua për natën finale të Fest 53, me tekst të Pandi Laços dhe me muzikë të Adrian Hilës. Besiana me sa duket ka mbartur mllefe me organizatorët e spektaklit duke e shprehur hapur në skenën e festivalit pas interpretimit të këngës.
Direkt pas përfundimit të këngës këngëtarja deklaroi se ata nuk kishtin realizuar provën gjenerale të këngës, si çdo artist në ditën e sotme duke fajësuar për këtë drejtorin artistik Shpëtim Saraçi. Ajo falenderoi publikun dhe jurinë që e çuan në natën finale këngën e tyre dhe la skenën me fjalët “ndihemi të fyer”.
Hera e parë që një këngëtar shpreh hapur në festival pakënaqësinë e tij kundrejt një emri të një njeriu që ka mbi shpatulla vite karrierë. Duket se kjo deklaratë e ka gjetur të pa përgatitur prezantuesen Floriana Garo që në ato momente është gjendur e “mpirë” dhe ka vazhduar skaletën e prezantimit. E për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate ka reagur më pas prezantuesi Turajn Hyska:
“Besiana dhe Shkodrani nuk ishin në prova gjenerale që u realizuan në orën e caktuar në mëngjesin e ditës së sotme dhe nuk morën pjesë në shortin e natës finale dhe si pasojë nuk i realizuan as provat gjenerale. Nëse kjo gjë do ndodhte me të gjithë artistët – ka thënë Turi – do ndodhte efekti domino”.

“Ne kemi ardhur nga Kosova e Maqedonia në një festival shtetëror dhe jo privat me paragjykime e parapëlqime por si duket z.Shpëtim Saraçi e ka shndërruar në pronë ku sillet si do ai me artistë që ia bëjnë festivalin. Ne kënduam vetëm për publikun shqiptar dhe për hir të institucionit Festival duke patur parasysh çdo pasojë deri në diskualifikim”, tha këngëtarja.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: