Bebe Rexha prej dy vitesh tashmë është në një lidhje Keyan Safyarin.

Gjatë kësaj periudhe këngëtarja me origjinë shqiptare është munduar ta mbajë producentin e njohur larg syrit të publikut. Mirëpo jo çdo herë ia del.

Së fundmi Bebe dhe Keyan janë fotografuar rrugëve të Kalifornisë, pasi shijuan drekën së bashku në në restorantin Hillstone në Santa Monica, Kaliforni.

Dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa nuk munguan edhe perqafimet  në publik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më herët kujtojmë që autorja e hitit “Meant to Be” ndau me të gjithë disa “çaste intime” të saj me Keyan në kuvertën e një jahti.

Në një video të postuar në Instastory, 31-vjeçarja shihej duke shijuar një mbrëmje fishekzjarrësh nën shoqërinë e të dashurit të saj. Në një moment, ato shkëmbejnë edhe një puthje pasionante në buzë.

Nga ana tjetër ktë vit Rexha ka qenë pasive me projektet muzikore, duke “korrur” sukseset e albumit të saj “Better Mistakes”. Ndonëse u premtoi fansave që së shpejti do të vijë me diçka të re./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: