Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara të vitit që lamë pas. Pjesëmarrja në “C’est la vie”, rikthimi në muzikë dhe transformimi i saj falë operacionit që bëri, e ktheu Big Mamën në personazhin që për të gjithë flisnin.

E ftuar në “Prive”, Big Mama tregoi se ka rilindur pas operacionit që ka kryer pasi hoqi dorë nga shumë gjëra.

“Kam hyrë me këmbët e mia në operacion. Filmova edhe veten, po kisha frikë. I thoja vetes: ‘Po sikur të vdes’? Çdolloj mendimi të vjen në atë moment. Por tani kam rilindur. Më është ndryshuar komplet jeta. E kam lënë cigaren, kam lënë alkoolin, kam lënë ushqimin, kam lënë dashnorin, të gjitha i kam lënë”, u shpreh Big Mama.

Dhe meqë ishim tek i dashuri, këngëtarja foli edhe për ndarjen duke u shprehur se ndarja erdhi pasi ajo dhe partneri nuk gjetën një gjuhë të përbashkët dhe nuk funksionoi.

“E përjetova një lidhje, i tregova të gjithëve sepse kjo lidhje ishte më serioze, e dinte edhe familja ime. Ishim në një lidhje gati 1-vjeçare, e pamë që nuk funksiononte, nuk patëm gjuhë të përbashkët, ishim tipe të ndryshme dhe vendosëm t’i japim fund kësaj lidhje”, tha Big Mama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: