TIRANE – Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët. Artistja e njohur këtë verë solli baladën, “Pres të më thërrmosh” e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe në ‘Youtube’ numëron mbi 3 milionë klikime.

Në një intervistë për emisionin “Lartë e Poshtë” ajo ka treguar për jetën e saj personale, profesionale dhe për planet e së ardhmes. Gjatë intervistës Eranda zbuloi edhe një sekret. Këngëtarja u shpreh se ka vendosur që të rikthehet në festivale dhe se ka shumë dëshirë të këndojë ‘live’. Eranda i mungon skenës së “Festivalit të Këngës në RTSH” prej 17 vjetësh.

“Kam një sekret të cilin po e ndaj për publikun. Unë kam dëshirë të marr pjesë në festivalin e këngës. Më pëlqen të këndoj ‘live’ dhe e dua skenën, orkestrën dhe mendoj se do të rikthehem, jo sepse dua ‘Eurovizionin’, por sepse e dua muzikën”, është shprehur Eranda.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb