TIRANE – Këngëtarja Rovena Stefa aktualisht është duke shijuar eksperiencën në spektaklin e kwrcimit, “Dance with me”. Ajo nga java në javë po dhuron performanca të ndryshme së bashku me partnerin e saj, moderatorin Meriton Mjekiqi. E njëjta ka ardhur mjaft energjike dhe shpërthyese në performancën e saj të fundit.

Madje, në një prej momenteve gjatë performancës, për ta bërë atë edhe më të ndjeshme, Stefa puthet me balerinin që e shoqëroi gjatë kërcimit.Një video e shkëputur nga ky moment është publikuar nga vetë Rovena në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Ne puthemi, ne duam, ne gjuajmë”- ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, teksa ka prezantuar para ndjekësve momentin final të këtij vallëzimi. Komentet dhe pëlqimet e fansave nuk kanë munguar lidhur me videon në fjalë.

We kiss, we love, we hunt…

A post shared by ROVENA STEFA (@rovenastefa) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: