TIRANE – Klea Huta ëhtë shumë komentuar si për anën profesionale, ashtu edhe për atë private. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka ngjallur reagimin e fansave pas një postimi në Instagram.

klea

Klea shfaqej e veshur me një kostum rozë dhe kanotjere të bardhë me dekolte. “Kur ishim për një darkë Iftari!”, shkruante këngëtarja krah fotos. Kaq është dashur që fansat të nisin kritikat për veshjen duke i komentuar:

kle-a12

“Per 1 dark iftari, me gjoks jasht??”, “Iftar me kete veshje”, “Si mund të shkosh ti në iftar ashtu kur feja islame nuk e pranon?” Klea nuk ja ka kursyer përgjigjen dhe i ka replikuar: “Injorantë të një kalibri shumë të lartë”.

klea-2

Mirëpo kjo përgjigje e Kleas ka shkaktuar edhe më shumë zemërim e komentet mes fansave kanë vazhduar. “Nejse kjo është zgjidhja jote, Klea por kritikat janë mëse me vend. Dressing code është në institucione laike lëre pastaj për një event hyjnor siç është iftari”- është një koment tjetër për Klean.
“Zoti i bekoftë dhe i udhëzoftë”, ka komentuar sërish Klea.

klera-2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: