TIRANE

Pas pak ditësh nis edicioni i përvitshëm i festivalit të fundvitit në “RTSH”. Por ende pa nisur festivali, një surprizë e pakëndshme në fakt ka ndodhur. Vikena Kamenica me këngën e saj “Natën e mirë” është tërhequr nga gara e konkurrimit. Njoftimin zyrtar e ka dhënë vetë festivali i RTSH, ndërsa zbulon edhe arsyen:

“ Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e Festivalit të 57-të në RTSH. Kënga “Natën e mirë”, e këngëtares Vikena Kamenica nuk do të jetë pjesë e konkurrimit në Festivalin e 57-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Artistja është tërhequr nga gara për shkak të disa impenjimeve të papritura profesionale, të cilat janë bërë pengesë për të respektuar vijueshmërinë dhe rregulloren e Festivalit.
Sipas rregullores së Festivalit bazuar në vlerësimet e Komisionit Përzgjedhës, kënga që do të vijojë garën është “Dua ta besoj”, kënduar nga Artemisa Mithi & Febi Shkurti”- shkruhej në Instagramin e festivalit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb