TIRANË- Këngëtarja nga Struga, Venera Lumani pas suksesit në muzikë do eksperimentojë edhe me filmin.

Pas pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike” së bashku me Lind Islamin, ku dhe u shpërblyen, Venera thuhet se është bërë pjesë e një projekti filmik.

Mediat shtojnë se Venera do luajë një rol në filmin shqiptaro-francez të titulluar “Kthimi”, aty ku pritet të luajë si aktore dhe këngëtare.

Pjesë e këtij filmi me regji të Kastriot Abdylit është edhe aktorja franceze Delphine Depardieu. Premiera do shfaqet në Paris, Shkup dhe Prishtinë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: