TIRANE – Filloreta Raçi, e njohur për të gjithë publikun me emrin artistik Fifi, natën e parë të “Këngës Magjike” u ngjit në skenë për të performuar. “Zhurmë’ është një nga këngët më të pëlqyera deri tani, e kjo dëshmohet nga klikimet në Youtube.

Por ajo vetë, ndoshta nuk dha më të mirën me performancën live natën e parë. Këtë e tha vetë Fifi edhe përmes një statusi në Instagram, duke justifikuar edhe disa nota gabim për shkak të emocioneve të forta.

Untitled-1

Skena e Këngës Magjike, si për shumë këngëtarë, edhe për Fifin, ka qenë shumë emocionuese, ndaj ajo premton se, nëse do të jetë në finale, do t’i bëjë të gjithë të ndihen krenarë për të.

Por ashtu siç ndodh rrallë, bukuroshja nga Kosova ka reaguar përmes një postim të gjatë në Instagram, marrë shkas nga një koment që i është bërë nga një fans.
Fifi pranon dhe u kërkon ndjesë të gjithë atyre që i zhgënjeu në këndimin “live”, duke u shprehur se emocionet ishin të shumta. Më pas me shaka shkruan se me siguri e kanë marrë më sysh.
Postimi i plotë
“Une i lexoj komentet , rralle me iken naj koment ! Ai Qielli ne skene qe kisha nuk ishin thjesht drita , ishin ca yje qe merrnin fryme dhe qe po ndjenin kangen tem ne cdo fryme sikurse dhe une .. e me ndihmen e @jonipeci , @anxhelgoga dhe 150 studenteve te tij kanga jem mori dimension tjeter , dhe per kete ju falenderoj pafundesisht o femije te bukur .. Bashkimi ben fuqine , nuk kane qene budallenj ata qe kane thane ?? ju perulem ??❤️. Une e di qe skam knu ashtu sic e meriton “Zhurma” te kendohet dhe qe kam zhgenjy shume njerez, edhe ato me te dashurit e mi ,po emocionin qe kam perjetu une sdo e nderroja me asnje gje , bile as edhe ato notat qe kam bo gabim , por nje gje ta keni te sigurt qe po shkova finale do ju nderoj ?? p.s dje mkan ra msysh se ska mundsi ? Love ya & thank u so much for the support ! God bless ya all ????

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: