Kartëmonedhën 500 lekëshe të vitit 1991 mund ta shkëmbeni përsëri për të marrë vlerën e saj

Banka e Shqipërisë i ka lënë afat qytetarëve deri në vitin 2023 që disponojnë kartëmonedha 500 lekëshe të vitit 1991 që ti shkëmbejnë këto pranë sporteleve të sistemit bankar kundrejt vlerës 100% të saj.
Pra personat që disponojnë një të tillë kundrejt shkëmbimit do të marrin 500 lekë të reja.
Kartëmonedha është hedhur në qarkullim që në 28 qershor 1991 dhe është në ngjyrë të kaltër me portokalli.
Në pjesën e përparme ka foton e një gruaje me një luledielli, vlera e spostuar në të djathtë dhe të kombinuar me një ornametikë.
Ndërsa në pjesën e pasme ka një peizazh malor të Shqipërisë.
Kartëmonedha nuk është përdorur më si mjet pagesë që prej datës 1 korrik 2010.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb