Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë kolauduar makinën e tyre përgjatë 2020-ës, përfitojnë shtesë dhe një afat prej 3 muajsh.

Përmes një njoftimi për mediat, DPSHTR bën me dije se ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë, për të gjithë ata që presin që të targojnë nga e para makinat e tyre, do pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik.

NJOFTIM MBI KOLAUDIMIN
Me VKM nr. 36, dt. 23.12.2020, zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë! Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri në 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati! (Lexoni afatin e skadencës te certifikata që posedoni, shtojini +3 muaj! Pa stres!)
🟣 Ndryshimet e domosdoshme ligjore në Kodin Rrugor, pasi janë miratuar në dhjetor në Qeveri, do shqyrtohen nga Parlamenti dhe më pas do të vijohet me informimin e çdo zotëruesi mjeti rrugor!
🟠 Mjetet rrugore (të reja ose me km) që targohen nga e para, nga data 5.1.2021, do pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik! (Janë informuar të gjitha organet e kontrollit rrugor dhe entet e interesuara!)
🟡 Taksat vjetore të mjeteve duhet të paguhen rregullisht në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!
🟢 DPSHTRR – MIE po punojnë për kompletimin e të gjitha përgatitjeve, akteve, përditësimeve informatike e teknike, ndërhyrjeve në infrastrukturat fizike e virtuale për të përmbyllur tranzicionin e kthimit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore nga koncesionari tek shteti dhe për rihapjen sa më parë të shërbimit për qytetarët! Kjo fazë kërkon kohën e vet në mënyrë që të zbatohet me përpikmëri ana ligjore, duke garantuar interesin publik, sigurinë dhe cilësinë e vijimit të shërbimit pas rihapjes!
🔴 Platforma e re e rezervimit të orarit/datës së kontrollit teknik (kolaudimi) do bëhet aktive sapo të përcaktohet data e rihapjes së këtij shërbimi nga DPSHTRR! Detajet mbi modulet e reja online, adresat dhe funksionalitetet e reja si edhe të gjitha udhëzimet do të publikohen online! (Moduli i vjetër i SGS është çaktivizuar!)
🔵 Tarifat nuk ndryshojnë, cilësia PO! Si DPSHTRR, ashtu siç kemi punuar për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor, do të revolucionarizojmë edhe kontrollin teknik (kolaudimin)! Të gjithë të interesuarit për info e sqarime të tjera të na shkruajnë tek: ëëë.dpshtrr.gov.al
📲 +355688015833
#DPSHTRR #MIE #Kolaudimi #Risi2021 #AutomotorizimiShqiptar #KontrolliTeknik
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: