Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit pёr ndryshimin e llogarive bankare me probleme, pёr përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, ёshtё data 31.08.2020.

Administrata Tatimore, njofton se do tё vijojё me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga ҫdo tatimpagues, me pёrkushtim maksimal dhe ndjekjen nё mёnyrё rigoroze dhe transparente tё ҫdo proҫesi.

Nga verifikimet e kryera pёr Paketёn e parё dhe të dytë, me problemin e mos saktёsimit tё tё dhёnave tё tyre si NID apo IBAN, pas njoftimeve nga bankat pёr probleme, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe 2553 individё ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit tё kёtyre tё dhёnave.

Drejtoria e Pёrgjitshme e Tatimeve u bёn thirrje tё gjithё tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, sipas listave bashkëlidhur,për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë mё parё./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: