Në përpjekje për të gjetur gjuhën me studentët dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha ka mbledhur një përfaqësi të tyre në zyrë e tij duke i kërkuar t’i japin fund bojkotit e të kthehen në mësim.
Dekani i Fakulteti Juridik Artan Hoxha, shantazhon studentët për të dalë nga ngujimi. Ai ka thirrur disa prej tyre në zyrë dhe një pjesë e bisedës është rregjistruar nga studentët, disa prej të cilëve janë të FRESSH.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumentave) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë ketij procesi”’ dëgjohet të thotë ndër të tjera dekani Hoxha.

Video është filmuar nga një prej studentëve të pranishëm në takimin me dekanin e Fakultetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb