Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri jep disa këshilla të rëndësishme dhe që duhet t’i ndjekë urgjentisht çdo qytetar, që dyshon se ka një person të prekur me koronavirus në familje.

Sipas OBSH në Shqipëri, nëse në familjen e gjithsecilit prej nesh është një i dyshur me COVID, të gjithë anëtarët e tjerë duhet të lajnë duart rregullisht me sapun dhe ujë; Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin;

Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit; Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë ? menjëherë njësinë e tyre të kujdesit shëndetësor.

Mesazhi i plotë:

Të gjithë pjesëtarët e një familjeje me një person të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 duhet:
✅ Të lajnë rregullisht duart ? me sapun dhe me ujë, veçanërisht:
• Pas kollitjes apo teshtitjes
• Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
• Përpara ngrënies
• Pas përdorimit të tualetit
• Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë
• Kur duart janë dukshëm të pista
✅ Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës ?, pjatat, pijet dhe peshqirët.
✅ Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.
✅ Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë ? menjëherë njësinë e tyre të kujdesit shëndetësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb