Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi maxhorancën për shkeljen e ligjit në rastin e kërkesës për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Alibeaj tha se relatori i PD-së për shkarkimin e Nikollë duhet të jetë i pranishëm në sallë. Sipas tij, relatori i tyre është shkarkuar pa të drejtë, njëjtë si gjysma e opozitës.

“Gjithë këtë procedurë e keni bërë me shkelje. Ne e caktuam relatorin tonë, ju e përjashtuat. Keni përjashtuar gjysmën e deputetëve të opozitës. Sapo bëtë shkelje tjetër. Rregullorja thotë duhet një raport. Kemi të drejtë që ta kemi atë këtu. Po ju kërkoj që të merrni masa, që çdo deputet të marrë pjesë”, tha Alibeaj

Nga ana tjetër drejtuesja e seancës Ermonela Felaj tha se Kryetari i Kuvendit mund të autorizojë relatorët kur ka më shumë se 1 mendim. Do ja jap fjalën Gjonajt për shumicën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: