Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend nuk i ka ndalur kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha, duke u shpreh se Berisha është shembulli i një politike të mbrapshtë.

E ndalur tek negociatat, ajo tha se nuk është faji i Shqipërisë, por vetoja Bullgare që po pengon përparimin e procesit.

” Shembullin më të qartë të kësaj politike të mbrapshte sapo e dëgjuat. Qytetarët kanë protestuar dhe janë ndeshur me njëri-tjetrin dhe janë vrarë. Janë ndeshur si tifozë në shkallet e stadiumit për këta që vijnë helmojnë këtu. Tani ne jemi pak për tu ndarë kaq shumë me njeri tjetrin. Grisni vetëm për një çast ambalazhin dhe do të kuptoni se këtu mendohet vetëm për pushtetin dhe fitimet e tij.

Pushtetin si qëllim dhe jo si mjet për të realizuar qëllime të mira, Ne si PS shpesh jemi thirrur në beteja dhe na është dashur të luftojmë…Në të djeshmen tonë edhe në opozitë kemi gabuar. Këtu e 12 vite më parë kur diskutohej heqja e vizave kishte edhe nga ata që qeveria e Berishës do ta përdorte kundër nesh. Ne mendonim se suksesi i tyre ishte dështimi ynë…Por orientimi i forcës politike në vite nuk u bë pjesë e këtyre trazirave…Ju sot flisni njësoj si në vitet ’90, flas për ata që folën. Keni përmendur shishet e shampanjë, por jeni ju që keni pirë shampanjë jo për fajin tonë kanë munguar hapja e negociata. Vonesat nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë pro me një veto absurde të Bullgarisë. Shqipëria ka bërë shumë rrugë, në kufijtë e Europës ka luftë dhe kjo kohë e re nuk i pranon sjelljet e vjetra. Ne sot votojmë një rezolutë për nderimin e viktimave në Srebrenicë”, tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: