Poret janë një problem shqetësues për të gjithë. Madhësia e poreve mund të jetë shkak i gjenetikës. Por megjithëse nuk bëjmë dot asgjë për gjenet tona, mund të shmangim disa gabime që i bëjmë në përditshmëri që bllokojnë poret, sipas Bright Side.

Nuk përdorni produkte që përmbajnë retinol

Edhe pse është e pamundur për t’i reduktuar përgjithmonë poret, produktet e kujdesit të lëkurës që përmbajnë retinol mund t’i bëjnë ato të duken më të vogla. Retinoli përmban vitaminë A, e cila përmirëson qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe trashësinë e saj.

Mbajtja e telefonit afër fytyrës

Telefonat përmbajnë 10 herë më shumë baktere. Sa herë që mbajmë telefonin pranë fytyrës, ne sjellim këto mikrobe në lëkurën tonë.

Ekspozimi ndaj diellit

Dielli dehidraton lëkurën, duke bërë që poret të duken më të mëdha. Kur lëkura është e nxirë, poret mund të duken më të vogla por më pas do të kuptoni se është e kundërta. Poret tuaja do të zmadhohen dhe pikat e zeza do të bëhen edhe më keq. Prandaj, rekomandohet përdorimi i kremit të diellit çdo ditë.

Nuk pastroni produktet e grimit

Sa herë që përdorni furçat dhe sfungjerin për make up, ato mbledhin vaj dhe pluhur. Pastrimi i tyre mund të zvogëlojë transmetimin e baktereve në fytyrë.

Përdorni produkte vajore për flokët

Produktet e kujdesit për flokët që përmbajnë vaj shkaktojnë pore të zmadhuara, për shkak të kontaktit që kanë flokët me fytyrën, veçanërisht në zonën përreth ballit, anës faqeve dhe qafës. /GSH.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: