Kryeministri Edi Rama vjen me një tjetër mesazh drejtuar qytetarëve, të cilët në këto momente të vështira, kur vendi është prekur nga COVID, që hasin probleme me bankat për shtyrjen e afatit 3 mujor të kredive. Për këta qytetare, Rama njofton së Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e saj.

Rama thekson se: “Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

[email protected]”.

? PËR TË GJITHË ATA QË HASIN PROBLEME ME BANKAT PËR SHTYRJEN TREMUJORE TË DETYRIMEVE NGA KREDITË, BANKA E SHQIPËRISË KA VËNË NË DISPOZICION NJË KANAL ANKESASH NË FAQEN E VET:

? Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë.

Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

[email protected]

Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.

BANKA E SHQIPËRISË
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: