TIRANE – Të gjithë e dimë se një gotë me qumësht të ngrohtë pas një dushi në darkë të sjell gjumë të qetë, por për fat të keq kjo nuk funksionon për të gjithë. Flini vonë dhe ditën tjetër ju duhet të zgjoheni herët, ndiheni gjithmonë të lodhur dhe asnjëherë nuk e nisni ditën plotësisht të relaksuar, e di se ç’do të thotë. Por ja cilat janë sipas terapistëve disa hapa që ju sjellin gjumin brenda pak minutash:
1, Merrni frymë me anën e majtë të hundës

Kjo është një metodë joge e cila përdoret për të ulur tensionin e gjakut dhe për t’ju relaksuar. Terapisti i gjumit Peter Smith sugjeron: “Shtrihuni në anën e majtë të trupit dhe vendosni një gisht në anën e djathtë të hundës, pët ta mbyllur atë. Filloni të merrni frymë ngadalë me anën e majtë të hundës. Kjo teknikë është veçanërisht efikase në periudhen kur problemet e menopauzës ju pengojnë të flini.

2. Shtrëngoni dhe relaksohuni

Relaksimi i muskujve e përgatit trupin për gjumë. Eksperti i ankthit Charles Linden thotë: “Shtrihuni me shpinë, merrni frymë ngadalë dhe thellë me anë të hundës, dhe në të njëjtën kohë shtrëngojini fort gishtat e këmbës, më pas lërini të lirë. Bëjeni këtë veprim disa herë dhe do të shihni rezultatet.

3. Përpiquni të qëndroni zgjuar

Funksionon pasi mendja do të kërkojë të bëjë të kundërtën thotë psikoterapistja Julie Hirst.

“Mbajini sytë hapur dhe përsëritni me vete ‘nuk do të fle’. Truri nuk i përpunon mirë format mohore dhe si pasojë këtë ‘komandë’ e interpreton si një udhëzim për të fjetur. Si pasojë edhe muskujt e syrit do të lodhen shpejtë dhe pa e kuptuar do të jeni në gjumë” shkruan Shendeti.

4. Kujtoni se çfarë keni bërë gjatë ditës

Kujtoni çdo detaj të gjërave që keni bërë duke filluar nga gjërat që keni bërë para se të flini deri te ato që keni bërë në mëngjes. Kjo të ndihmon që ta çoni gjendjen e trurit gati për gjumë.

5. Rrotulloni sytë

Mbyllini sytë dhe rrotullojini. Terapistët thonë se kjo mënyrë është shumë efektive për të fjetur pasi ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

6. Vini në punë imagjinatën

Meditimi nëpërmjet vizualizimit funksionon më mirë nëse vini në punë të paktën tre shqisa. Ekspertët këshillojnë: “Imagjinojeni veten në një situatë ku ju ndieni diçka, duke lundruar apo duke ecur këmbëzbathur në bar. Imagjinoni sikur po nuhasni lulet, sikur dëgjoni valët e detit apo cicërimat e zogjve. Do të ndiheni të relaksuar dhe do të jeni në gjumë pa e kuptuar as vetë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb