Analisti Ervis Iljazaj, ka debatuar me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi, në studion e emisioni “Real Story” në “News 24”.

Iljzaj u shpreh se Patozi ka 20 vjet në PD, duke shtuar se kryetari i “Bindjes” duhet të vazhdonte kontributin e tij në Partinë Demokratike.

Elvis Iljazaj: Të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të marrin iniciativën për të krijuar parti, por duhen pasur parasysh disa kushte. Zoti Patozi, ju dhe zonja Topalli keni pasur rol në Partinë Demokratike. Unë gjykoj se ju duhet të kontribuonit akoma për PD-në. Ju nuk konsumuat shansin që të drejtonit PD-në. Keni qenë 20 vjet në PD.

Astrit Patozi: Nuk kam pasur asnjë ditë ambicien për të drejtuar PD-në. Kurrë unë s’kam pasur qëllim të drejtoj PD-në. Dua të përfaqësoj demokratët, që janë zemërthyer dhe kush mund ta bëjë më mirë këtë gjë, sesa dikush që ka pasur post të lartë në Partinë Demokratike.

Unë doja garë të drejtë në PD, por ishte e pamundur e prandaj nuk kishte arsye pse të qëndrojë më aty e ndoqa projekt tjetër për demokratët. Nëse në fushë do jenë ata aktorë që ishin në 2017, Rama fiton sërish, sepse Basha e Kryemadhi dorëzuan mandatet dhe bashkitë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: