Një grua që la një shënim në varret e prindërve të Vladimir Putinit ku shkruhej “ju rritët një vrasës” po përballet me një dënim prej tre vjetësh me kusht, nëse gjykata bie dakord me kërkesën e prokurorit.

Irina Tsybaneva, 60 vjeç, akuzohet për vendosjen e shënimit në fillim të këtij muaji, sipas grupit të të drejtave të njeriut OVD-Info.

Ajo iu drejtua nënës dhe babait të Putinit si “prindërit e një maniaku” dhe se “e gjithë bota lutet për vdekjen e tij”, sipas mediave ruse.

“Vdekje Putinit, ju rritët një maniak dhe vrasës”, shkruhej në letër.

Autoritetet e kanë akuzuar Tsybaneva sipas një ligji që dënon përdhosjen e trupave të vdekur dhe varrimeve të tyre “për shkak të armiqësisë politike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: