Analisti Arjan Vasjari, ka biseduar  në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Vasjai deklaroi se Patozi duket se ka zgjedhur objektiv të gabuar, ndërsa shtoi se nuk mundet ta krijojë diot frymën deri më 25 prill.

“Është e pamundur që të bëhet frymë. Ju keni zgjedhur një objektiv të gabuar. Ju duhet të ecni hap pas hapi, duhet të gjeni një objektiv mikro.

Ju më së pari duhet të futeni në parlament. Është tjetër gjë që të hysh në parlament e tjetër të ndryshosh sistemin. Ti duhet të krijosh frymën e nuk e krijon dot frymën deri më 25 prill. Ky objektiv makro është i pamundur të bëhet deri më 25 prill”, u shpreh Vasjari.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: