Një helikopter ushtarak me dhjetëra persona në bord u rrëzua në Kajiado të Kenias të enjten, konfirmoi policia.

Banorët lokalë të cilët arritën të parët në vendin e ngjarjes postuan fotografi të tymit që ngrihej nga vendi i rrëzimit që në orët e mëngjesit.

Shefi i policisë së Kajiados Perëndimore, Muthuri Mwongera, deklaroi për mediat lokale se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Banorët vendas shprehin frikën për dhjetëra të vdekur pasi dëshmitarët raportuan se helikopteri shpërtheu në flakë menjëherë pas rrëzimit.

Forcat e Mbrojtjes së Kenias përmes një deklarate gjithashtu konfirmuan rrëzimin, duke thënë se helikopteri i forcave ajrore ishte në një mision stërvitor kur u rrëzua.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb