Të paktën 29 njerëz kanë vdekur nga rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga moti i keq në qarkun West Pokot, në Kenia.

Rrëshqitjet e dheut, që prekën fshatrat Nyarkulian dhe Parua, raportohet se janë shkaktuar nga shirat e mëdha.

Zyrtarët thanë se shumë rrugë janë përmbytur dhe një urë u raportua se ishte zhdukur.

Presidenti Uhuru Kenyatta shprehu ngushëllimet e sinqerta për të afërmit e viktimave.

Kenyatta urdhëroi forcat e armatosura dhe shërbimet e shpëtimit që t’ju vijnë në ndihmë banorëve.

Zyrtarët deklaruan se shtatë fëmijë u raportuan midis të vdekurve të gjetur deri tani.

Ministri i Brendshëm, Fred Matiang’i konfirmoi se operacionet e shpëtimit janë “në gadishmëri”, por “kushtet e vështira të motit” pengonin një vlerësim të plotë të dëmit.

Kryqi i Kuq konfirmoi se po i përgjigjet raporteve të rrëshqitjeve “masive” të dheut.

Vendet në të gjithë Afrikën Lindore janë prekur nga rrëshqitjet e tokës gjatë javëve të fundit.

Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet kanë vrarë njerëz në Etiopi dhe Tanzani ndërsa qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur në Somali.

Shkencëtarët paralajmërojnë se një sistem i motit i quajtur ‘Oqeani Indian Dipole’ po shkakton përmbytje të mëdha në këtë zonë.

E njohur si Oqeani Indian “El Niño”, ndodh kur pjesa perëndimore e Oqeanit Indian bëhet dukshëm më e ngrohtë se pjesa lindore.

 

A. Ago BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb