Të paktën 3 policë e kanë humbur jetën sot në mëngjes ndërsa 5 të tjerë janë plagosur në një shpërthim bombe në një qytet të Kenias në kufi me Somalinë.

Disa terroristë u vranë në përleshjen midis policisë kufitare dhe terroristëve të Al-Shabaab.

Autoritetet konfirmuan se policia kufitare ishte në shënjestër me një mjet shpërthyes të improvizuar (IED) dhe se përplasja me terroristët shpërtheu në qarkun Mandera, i cili ndan një kufi me Somalinë.

Zëvendës Inspektori i Përgjithshëm i policisë, Edward Mbugua për mediat lokale tha se terroristët nga Somalia shënjestruan patrullën e policisë.

“Operacioni i sigurisë është ende duke u zhvilluar”, shtoi ai.

Më 18 maj, pesë pjesëtarë të personelit të Forcave të Mbrojtjes të Kenias humbën jetën në një pritë nga terroristët e Al-Shabaab.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb