Presidenti John F. Kennedy u vra nga CIA, pasi i kërkoi agjencisë që të publikojë disa informacione top sekrete për UFO-t.
Sipas një eksperti të UFO-ve, Kennedy u qëllua për vdekje, ndërsa ishte duke udhëtuar me një veturë ‘kabriolet’ nëpër qendrën e Dallasit në Teksas më 22 nëntor 1963.

Vdekja e tij ende mbetet mister dhe për vrasjen e tij ka shumë teori konspirative, transmeton GazetaExpress.

Por, teoria më e fundit, sipas ekspertit Scott C Waring, është se presidenti i dërgoi kreut të CIA-së një letër, 10 ditë para se të vritej.

Kopjet e letrës u publikuan nga Waring në webfaqen e tij “UFO Sightings Daily”.

Ai tha se presidenti e vizitoi gjithashtu edhe bazën e NASA-s në Cape Canaveral në Florida, katër ditë pasi e dërgoi letrën.

Në letër, John F. Kennedyi kërkon CIA-së që të publikojë çdo detaj që di për UFO-t.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: