Në pak momente gjatë këtij sezoni, Tirana u ndje e kërcënuar në krye, e provoi fillimisht Kukësit e më pas Laçi, por fundi tashmë dihet. Nuk është rastësi, që në dy vendet e para e mbyllën Tirana dhe Laçi, dy ekipe që kanë në përbërje dy golashënuesit më të mirë, Taulant Seferi dhe Guindo.

Pasi i kanë mbyllur llogaritë me kampionatin, Tirana dhe Laçi do të përpiqen që në tre javët e fundit të dërgojnë sulmuesit e tyre drejt trofeun më të rëndësishëm individual, “Këpuca e Artë”.

Të dy “bomberat” ndodhen në kuotën e 16-të golave dhe nuk heqin dorë nga ky objektiv, një trofe që më shumë shërben për prestigj por dhe për të tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në tregun e transferimeve.

Nuk është një sekret që për Seferin ofertat nuk mungojnë por dhe Guindo ka përfunduar në radarët e Ferencvarosh, me gjigandët hungarez që shpresojnë të bëjnë bingo si në rastin me Uzunin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb