Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 të gazetares Marsela Karapanco, ka analizuar këtë vit të ngjeshur politik.

Sula, duke u ndalur te situata brenda PD, pohoi se PD duhet të jetë e bashkuar, pavarësisht mendimeve dhe opinioneve ndryshe. Ai tha se nden keqardhje për gjuhën e përdorur në Kuvend, mes kolegëve të tij demokratë apo mes përfaqësuesve të qeverisë.

Mes të tjerash Sula u shpreh pro një kandidati të përbashkët të demokratëve për zgjedhjet lokale të 14 majit të 2023-shit.

“Unë shpreh keqardhjen, si qytetar dhe s politikan. Mbaj mend që nga 2005-sa, të gjithë ato figura, profesorë, juristë, inxhinierë, që nga Nano që ishte kryeministër në atë kohë, apo Berisha, kanë qenë vite që ruaj kujtime të mira për atë brum që kishte parlamenti shqiptar. pas 21 prillit të 2008, jam një ndër 5 deputetët, Leskajn, Mustafaj, që kemi votuar kundër ndryshime të 21 prillit. Kisha bindjen që parlamenti do degradohej. Në 2013-ën, parlamenti u mbush me gangsterë, të dënuar për drogë dhe prostitucion, njerëz të dënuar dhe degradoi deri në këtë fund. Jo në ulje, por parlamenti shkoi drejt degradimit. Tani për hir të së vërtetës falë presionit të opozitës apo të ndërkombëtarëve, u bënë disa ndryshime. Keqardhje për PS. Për hir të së vërtetës mandati i dytë i kësaj qeverisje ka pasur problematika të mëdha. Është e pafalshme për PS dhe drejtuesit e saj, që nga kryeministri Rama, që në 2013-apo 2017 erdhën me një kalë beteje për luftën kundër korrupsionit që u dhjetëfishua. Këtë se them unë si deputet i PD, por raportet ndërkombëtare. Mjafton të përmendësh që jemi vetmi shtet në listën gri të pastrimit të parave. Ne nuk kemi kapërcyer problematika të mëdha.”, theksoi ai.

Por si ishte 2022 për PD-në? Sula theksoi se shpreh keqardhje për gjendjen që ndodhet PD.

“Ndjej keqardhje. E kam pasur bindje që në 25 prill, PD u votua, por kishte problematika, siç ishin gafat e pafalshme të opozitës, siç ishte djegia e mandateve ku u bë e mundur ndarja e votave. Qeveria përdori të gjitha mjetet e saj. Ndërroi kodin kushtetues 2 herë. Ngjarjet kanë nisur herët, pasojat janë rrjedhojë e këtyre situatave. Dy gabimet ka bërë Basha, që si ka marrë i vetëm, se ia kam thënë dhe në sy. Pjesa më e madhe e politikanëve shtiren, bëjnë lëpirje dhe servilizëm ndaj kryetarëve të partive. S’e kam parë kurrë këtë lloj rruge, jam student i Dhjetorit. Viti 2022 është fatkeqësi për PD, e duhet ta shkundnim parlamentin me aq deputetë sa kemi. Largimi i zotit Basha duhet të ndodhte pas 25 prillit të 2021-shit. Këtë e kam thënë dhe më parë. Rikthimi i zotit Berisha pas 6 marsit, ishte çast i rëndësishëm për politikën në tërësi, por për demokratët nuk solli atë se çka prisnim se nuk e bashkoi PD. Pas ngjarjeve të 9 shtatorit PD hyri në krizë. Këtu në News24 kam bërë daljen time të parë dhe i jap përgjëruar zotit Berisha që të bënte sakrifica sublime për të shpëtuar demokratët. Më vjen turp kur dëgjoj dhe shoh këto skena të turpshme në parlament mes demokratëve. Kurrë nuk shtrihet grushti apo dora kundër vëllezërve të tu. Ka politikanë që nuk i bën përshtypje kjo. S’e imagjinoj kurrë që të prish gjuhën në të tillë formë. Politika ka moral për njerëz që kanë moral dhe janë të moralshëm. Kështu duhet parë. Më pëlqen mënyra se si e drejton zonja Nikolla parlamentin. Duhet ta shohim mesazhin që përcillet te shoqëria apo të të fëmijët tanë. Nga një herë na vjen turp dhe duket sikur marrim të gjithë erë nga ata që bëjnë korrupsion apo bëjnë abuzime me paratë publike. Është me rëndësi që çdo aktor i këtij parlamenti, qoftë nga kryetari i Kuvendit, apo kryetarët e partive, qasja në Parlament duhet të jetë me prova dhe fakte. Këtu ka humbur logjika e politikanit, e moralit, se e shohin të përjetshëm pushtetin. Problematike ngelet shpopullimi. Jo vetëm të rinjtë, po ikin dhe të moshuarit. Infermierët që mbarojnë këtu ikin në Gjermani. Kush do e bëjë konsumin? Mosha ime dhe më të vjetrit? Jo, të rinjtë!”, tha Sula.

Duke u ndalur te protestat, Sula tha se edhe pse të ndarë, kanë qenë kundër qeverisë Rama. “Ndarja jonë duhet të marrë fund. Deklarimi im ka qen; ku është emri i PD, me atë emër do jem. Aty do jem, ku është PD. Nëse ne këtu lart kemi kuptuar se si do vijë bashkimi, do arrihet gjëja. Më intereson që kjo çështjes të ndahet përgjithmonë. Unë jam pro një kandidati për PD. Nuk mund t’i heq bukën e gojës atyre që duan të vijnë në pushtet, apo që t’i heq një tullë që të bëhem pengesë. Kjo do ishte një faj që do më peshonte gjithë jetën.”, deklaroi Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb