Ministria e Brendshme e Turqisë ka ngritur një padi të re kundër kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Bëhet fjalë për një rast të vitit 2015, i cili ka të bënte me një tender të anuluar. Ministria e Brendshme turke akuzon Ekrem Imamoglun për keqmenaxhim, pasi siç pretendohet, kryebashkiaku aktual i Stambollit nuk pranoi një kundërshtim të paraqitur në atë kohë.

Në dhjetor ai u dënua me 2 vjet e 7 muaj burg dhe privim nga të drejtat civile. Ai ishte shpallur fajtor për “fyerje” të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, të cilët i quajti “idiotë” për anulimin e fitores së tij në zgjedhjet lokale të 2019. Zgjedhjet u përsëritën tre muaj më vonë dhe ai doli sërish fitues, me një diferencë të konsiderueshme ndaj kandidati i partisë në pushtet AKP.

Gazeta Haberturk raportoi sot se një padi e re u ngrit kundër Imamoglu për një “tender të manipuluar” gjatë mandatit të tij si kryebashkiak i Beylikduzu. Seanca pritet të fillojë më 15 qershor dhe nëse shpallet fajtor, Imamoglu mund të përballet me 7 vjet burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: