Një ditë pas publikimit në media të skandalit ku dyshohet se Partia Socialiste ka keqpërdorur të dhënat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit, Rama thotë se e ndërtoi e-Albania-n që njerëzit të kapërcenin hallkat e burokracisë, jo për t’i përdorur për t’ju kërkuar atyre votën.

“Me shumë krenari mund t’ju them se jam kryeministri që e kam shëtitur Shqipërinë, jo për turizëm por për punë, më shumë se të gjithë kryeministrat e marrë së bashku që kur është krijuar shteti shqiptar. Sikundër jam kryeministri që u jam përgjigjur të gjithëve edhe në telefon. Sikundër jam kryeministri që kam ndërtuar një sistem të tërë, atë platformën e bashkëqeverisjes, apo E Albania-n që njerëzit t’i kapërcejnë hallkat e burokracisë, t’i shmangin ata që ju dalin përpara në emër të shtetit dhe i pengojnë dhe ta marrin shërbimin dhe ta gjejnë të drejtën. Sa janë ata që falë kontaktit direkt me shtetin kanë marrë shërbimin? Unë dua që e gjithë marrëdhënia e qytetarit me shtetit të bëhet përmes telefonit. Ne nuk i përdorim telefonat për t’u nxirë jetën juve, me kë je, hajde voto për ne. Por duam që çdo telefon të funksionojë që ne, shteti t’u zgjidhim juve problemet”, tha kreu i qeverisë.

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikmet për cështjen ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi per News24 se vjedhja e te dhenave nuk eshte kompetence e prokurorise se posacme, por rasti eshte vleresuar nisur nga rendesia dhe fakti qe jemi ne fushate zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb