Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon, ku një femër është përdhunuar në grup në një park të qytetit.

Sipas mediave italiane, viktima është një 41-vjeçare braziliane, ndërsa njëri prej agresorëve është nga Guinea e Re dhe tjetri nga Egjipti. Shtetasi guinez, 42 vjeç rezulton me dokumentacion të rregullt dhe pa precedent të mëparshëm penal, ndërsa 22- vjeçari egjiptian figuron pa dokumentacion të rregullt dhe me disa precedentë emigracioni. Agresori i tretë ka mundur të arratiset nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është bërë identifikimi i tij.

Ngjarja është denoncuar përmes kalimtarëve të rastit, të cilët kanë parë skenën e krimit dhe kanë njoftuar menjëherë karabinierët. Gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, ku gjendet nën kujdesin e mjekëve. Ishte pothuajse ora 3 e mëngjesit kur disa kalimtarë lajmërojnë policinë. Thirrjet në njësinë qendrore 112 flasin për fazën e parë të dhunës: sapo kanë parë tre burrat që ishin me gruan të kapnin 41-vjeçaren, viktimën që tenton të lirohet, t’i rezistojë kapjes, të shpëtojë, por shtyhet, shtyhet, goditet disa herë dhe më pas tërhiqet zvarrë pas gardhit.

Ende është e paqartë nëse dy personat e akuzuar për sulme seksuale në grup njiheshin me njëri-tjetrin dhe nëse e njihnin viktimën.

Hetimet iu besuan Karabinierëve të Porta Magenta dhe karabinierëve të njësisë hetimore të komandës krahinore, të cilët ndërhynë pas alarmit. Pas konstatimeve në skenën e dhunës, hetuesit kanë mbledhur dëshmitë e disa kalimtarëve të pranishëm në shesh atë natë. Kamerat publike dhe private që monitorojnë zonën janë gjithashtu, duke u shqyrtuar, në mënyrë që të zbardhen detaje nga rrethanat e ngjarjes dhe të mund të identifikohet personi i arratisur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb