GREQI

Greqia ka regjistruar 3 mijë e 215 raste të reja dhe 46 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Këto shifra janë shumë herë më të larta se ato që të paktën Greqia regjistroi dje, apo dhe në ditët e mëparshme.

Rajoni i Atikës mbetet më problematiku pasi ka gjysmën e rasteve, plot 1 mijë e 572 të tilla në vetëm 24 orë.

Sistemi shëndetësor në Greqi po kalon një situatë të vështirë, pasi 95% e kapaciteteve në terapinë intensive janë ezauruar kurse janë futur në veprim spitalet private.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb