“Tifozja më seksi” e Botërorit, Ivana Knoll ka reaguar ndaj fitores së Kroacisë me Brazilin.

Edhe pse Ivana ka mbështetur dhe kombëtare të tjera gjatë Kupës së Botës, sërish zemra e saj ka rrahur për Kroacinë. Pas përfundimit të ndeshjes ajo është parë duke festuar teksa ka ironizuar brazilianët për kërcimet e tyre tradicionale. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ivana shihet në video duke vallëzuar me mbishkrimin “bëje kërcimin në rrugë për në shtëpi”, referuar tifozëve dhe ekipit brazilian.

Po ashtu ajo është bërë sërish pjesë e mediave rozë, pasi është shfaqur e veshur në stadium tepër provokuese. Tifozja kishte veshur një palë reçipeta dhe një palë streçe lëkure të ngjashme me flamurin e kombëtares kroate.

Kroaci barazoi ndaj Brazilit me rezultatin 1-1 në 120 minuta (Koha e rregullt + shtesa) dhe pas penalltive më të saktë u treguan ballkanasit, duke prerë kështu një biletë për në gjysmëfinale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: