Sergio Ramos për shumë futbolldashës në botë ishte fajtori i dëmtimit të Salah në finalen e “Champions League”, që me shumë mundësi do t’i kushtojë lojtarit egjiptian edhe mungesën në 2 ndeshjet e para të Botërorit.

Gjithsesi ky dëmtim i Salah nuk ka patur pasoja vetëm për futbollistin e Liverpool. Mediat spanjolle shkruajnë se në telefonin e Ramos kanë mbërritur shumë telefonata nga numra të panjohur, të cilët e kanë kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij.

Këshilluesit ligjorë të kapitenit të Realit ndërkohë nuk kanë ndenjur duarkryq, por kanë bërë një kallëzim në polici, ndërsa vetë Ramos ka ndërruar numrin e telefonit.

“Mundo Deportivo” shkruan se nga mediat egjiptiane ka patur shumë kritika për Ramos. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale miliona vetë janë ‘shfryrë’ ndaj mbrojtësit 32-vjeçar. Për më shumë, në disa ambasada spanjolle në botë ka patur protesta për Ramos.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb