Partia Republikane i bën thirrje qeverisë ashtu si opozita që të bëhen testime masive në Shqipëri dhe fillimisht të personelit shëndetësore.

PR shprehet se kërcënimet e Ramës dhe qeverisë nuk shmangin detyrimet prandaj distancimi social nuk mjafton dhe duhen testime masive për të parë masën e infektimit.

Po ashtu PR flet për një program testimesh masive ndërkombëtare duke i kujtuar qeverisë të dëgjojë ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë si dhe OBSH-në.

 

STATUSI I KRYETARIT TË PR, FATMIR MEDIU

Rama dhe qeveria duhet të degjoje ekspertet vendas dhe ata nderkombetar, sidomos OBSH dhe eksperiencat e vendeve të tjera.
As kercenimet dhe as presionet nuk mund te zevendesojne detyrimin e qeverise qe të garantoje nje lufte efikase kunder pamdemise si dhe shmangien e nje pandemie ekonomike në Shqiperi.

Distancimi social dhe kufizimi i levizjeve padyshim ndihmon në ndalimin e perhapjes se Coronavirusit.
Po a eshte kjo e mjaftueshme, padyshim qe jo duke mare në konsidearte kerkesen e OBSH per me shume testime, eksperiencat e vendeve qe kane perballuar pandemine me pak viktima edhe pse me numer shume të larte te infektuarish sic eshte rasti i Gjermanise, Austrise, Turqise.

Testimi masiv tregon qartesisht se sa eshte masa e infektimit dhe nevojat për parandalimin e saj.

Nje vale e dyte infektimi me COVID-19 eshte kthyer në Kine, por dhe në Singapor(i cili konsiderohej histori suksesi), gje e cila do të thote se vetem me masat e distancimit social pa testim Ne mund të perballemi me nje vale tjeter infektimi pa e ditur realisht perhapjen e saj e cila eshte shume me e madhe në Shqiperi(simbas dhe vete mjekeve tane qe meren me kete ceshtje) dhe pa izoluar keto vatra infektimi.

Një program masiv i testimeve mbarëkombëtare mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të romanit (COVID-19) dhe mund të sigurojë një udhërrëfyes për të mbështetur masat e gjera të distancimit shoqëror të zbatuar në mbarë botën, sipas eksperteve boteror. Testime e para duhet ti ofrohen punojesve te sherbimit shendetesor qe une në linjen e pare

Të gjitha vendet, SHBA, Gjermani, Zvicer, Emiratet, Estonia etj po e fokusohen ne testime masive të cilat në kordinim me distancimin social ulin perhapjen e pandemise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb