“Ne nuk përkulemi para atyre që duan të na asgjësojnë. Kushdo që përpiqet të na godasë do të marrë një goditje jashtëzakonisht të fuqishme”, tha Benjamin Netanyahu duke komentuar kërcënimet që erdhën pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

“Ai ishte përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm” dhe ka kontribuuar, sipas Kryeministrit, për të destabilizuar disa vende. “Izraeli vendoset plotësisht në anën e Shteteve të Bashkuara”, theksoi ai.

Natën e kaluar dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike nga Irani, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit.
Ai u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Pentagoni thotë se dy bazat e ushtrisë amerikane që u sulmuan janë në Irbil dhe Al Asad të Irakut. Të paktën 80 të vdekur por asnjë nga trupat amerikane.
Sot Presidenti i Iranit Hassan Rouhani kërcënoi sërish SHBA-të, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të tërhiqen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb