Ministri i jashtëm koreano-verio, Ri Yong-ho e ka cilësuar kërcënimin e presidentin Donald Trump, që do të shkatërrojë Korenë e Veriut, si ‘zërin’ e një qeni që leh’.

Është ky reagimi i parë i Pyongyang pas diskutimit të Trump, të Martën në Asamblenë e përgjithshme të Okb. ‘Nëse mendonte se do të na frikësonte me zërin e një qeni që leh, kjo është vërtetë e lehura e një qeni’, ka thënë Ri Yong-ho.
Pasi ka mbërritur në New York për të marrë pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara, Ri Yong-ho i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me një proverb:’Eshtë një proverb që thotë qentë le të lehin karvani shkon përpara’.
Në fjalimin e tij të parë të mbajtur në OKB, Trump kishte akuzuar liderin koreano-verior Kim Jong-un që është një ‘rocket man’, i cili ka si mision vetëm të vrasë, duke shtuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për ta shkatërruar totalisht Korenë e Veriut në rast se do të sulmoheshin prej saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb