TIRANË

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur sot gjatë para gazetarëve, ndërsa ka bërë bilancin e arritjeve në këtë sektor për vitin 2019. Krahas pjesë së përgjithshme, Gjonaj u ndal edhe në disa çështje konkrete.

Në fjalën e saj, Gjonaj pohoi se po përgatitet një strukturë e posaçme, e cila ka si objektiv ruajtjen e zyrtarëve të lartë të Burgjeve, të cilët janë kërcënuar nga të burgosurit.Gjithashtu ajo pohoi se një tjetër objektiv është dhe kontrolli i detajuar i licencave të noterëve në të gjithë vendin.

Më tej, Gjonaj publikoi edhe shifra, ku tha se tre zyrtarë të Burgjeve aktualisht mbahen nën ruajtje të strukturave të Policisë për shkak të kërcënimeve, ndërkohë shtoi faktin se ka zyrtarë të shumtë të burgjeve, të cilët janë kallëzuar në prokurori për abuzime me detyrën.

“Strukturë të posaçme për të marrë në ruajtje zyrtarët e lartë të burgjeve, të cilët kërcënohen nga të dënuarit. Po kryejmë vettingun e noterëve, pra verifikimin e titujve të tyre. Po verifikojmë çdo noter sesi e ka marrë licencën. Rishikuam marrëveshjen e transferimit të të dënuarve nga Britania e Madhe.Tre zyrtarë të Burgjeve janë në ruajtje, për shkak se kanë marrë kërcënime. 110 punonjës burgjesh të referuar në prokurori për vepra të ndryshme penale.”-tha mes tjerash Gjonaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb