Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian ranë dakord sot të fillojnë dialogun strategjik midis diplomatëve të tyre të lartë për zhvillimin e një partneriteti të sigurisë.

Kjo deklaratë e përbashkët vjen mes tensioneve për pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol mbajti një samit në Seul me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, gjatë të cilit liderët ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, shëndeti dhe zinxhirët e furnizimit.

“Koreja e Jugut dhe BE janë partnerë të rëndësishëm që ndajnë vlerat universale të lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, tha Yun në një konferencë të përbashkët shtypi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb