Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se Johann Wadepuhl dhe David McAllister, të cilët kanë lëshuar mesazhe kërcënuese nga Budestagu dhe PE për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit janë ose të painformuar ose të lobuar.

Sipas Gjonit, nuk ka ndërkombëtar që të dalë kundër Listave të Hapura prandaj dhe beson që nënkryetari i CDU/CSU dhe eurodeputeti i PE janë keqinformuar.

Më tej ai shton se Wadepuhl dha një mendim personal pasi nuk ka të drejtë të flasë në emër të Bundestagut apo CDU/CSU teksa shtoi se opozita parlamentare nuk është votuar nga CDU/CSU dhe nga Ëadepuhl për të qenë në parlamentin shqiptar.

‘’Ndoshta këta ndërkombëtarë nuk janë informuar siç duhet, madje dhe pak shqiptarë, që 85% duan Listat e Hapura.

Ishin po këta ndërkombëtarë që inkurajuan të pranonim mandatet. S’kam asnjë merak. Unë nuk e kam marrë mandatin se më ka thënë ai ndërkombëtar. E kam marrë vetë se kam pasur bindjen time. Lubonja ndoshta nuk e kupton që për herë të parë në Shqipëri një grup deputetësh është pa tutor. Këta ndërkombëtarë ishin ata që vijuan legjitimitetin, dhe na stërthanë që ju jeni ata që keni mbajtur parlamentin në këmbë dhe që i keni dhënë frymë procesin të integrimit europian.

S’besoj se ka ndërkombëtar që të dalë kundër Listat e Hapura. Unë them janë të keqinformuar ose të lobuar. E kam thënë edhe në parlament. Wadepuhl nuk ka tagër të flasë në emër të CDU dhe Bundestag, por personal .Jam në kontakt me disa deputetë të CDU/CSU dhe të SPS. Nuk më voton Wadepuhl dhe CDU në parlament shqiptar. Votojmë ne. Nuk na votojnë ata. ‘’- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb