Qeveria britanike do të rrisë shpenzimet në sektorin e mbrojtjes me 6 miliardë dollarë për tu “fortifikuar” nga kërcënimet në rritje nga Rusia dhe Kina.

Lajmi u bë i ditur në prag të bisedimeve me parterët e AKUS, SHBA dhe Australinë.

Në një deklaratë të lëshuar dje, kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua të përdorë shpenzimet shtesë, të shpërndara në dy vjet, për të rimbushur rezervat e municioneve, për të modernizuar programin e nëndetëseve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të financuar “fazën tjetër” të AUKUS, një pakt sigurie i arritur midis tre kombe në 2021.

Rritja e shpenzimeve britanike për mbrojtjen

Britania e quajti Kinën, së bashku me Rusinë, si forcën lëvizëse pas nevojës për shpenzime më të larta të mbrojtjes.

Rritja prej 6 miliardë dollarësh është rezultat i “Integrated Review Refresh”, një përditësim i një raporti të botuar për herë të parë në vitin 2021 në lidhje me shpenzimet e jashtme, të mbrojtjes dhe sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, i rishikuar për të marrë parasysh kërcënimet e reja.

“Ne e kemi parë shumë qartë vitin e kaluar sesi krizat globale ndikojnë tek ne në vend, me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve. Ne do të forcojmë mbrojtjen tonë kombëtare, nga siguria ekonomike te zinxhirët e furnizimit të teknologjisë dhe ekspertiza e inteligjencës, për të siguruar që nuk do të jemi më kurrë të cenueshëm ndaj veprimeve të një fuqie armiqësore”, tha Sunak në deklaratë.

Shpenzimet priten tw rriten me 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb