“Herën tjetër nuk do jemi këtu vetëm për të folur”. Ky është mesazhi me të cilin këta burra myslimane të mbuluar kanë kërcënuar personat që ndeshën në Bataclan, plot 7 vjet më parë. Videoja tregon burrat që i drejtohen rojës në hyrjes të një aktiviteti që synonte mbledhjen e fondeve për ushtrinë izraelite.

Në video grupi i njerëzve kërkojnë të flasin me bosët e Bataclan dhe njëri prej tyre thotë: “Ne jemi të rinj nga disa qarqe në periferi të Parisit dhe ne përkrahim popullin palestinez”. Ai shton se ata janë të pakënaqur me pronarët e Bataclan që lejojnë vendi përdoret çdo vit për një ngjarje për mbledhjen e fondeve për ushtrinë izraelite.

Shtatë vjet me pas, te premten e shkuar në këtë sallë nga sulmi terrorist mbetën 89 viktima. Ai pastaj akuzon organizatorët, një grup francez­hebre si organizate jo­fitimprurëse, që merret me mbledhjen e fondeve.

“The Mirror” raporton se mes 2006 dhe 2009 Bataclan zhvilloi mbremje Gala për mbledhjen e fondeve. “Ata janë kundër Islamit, kundër Arabëve, dhe ata nuk mund te lejojme fyerjen de nuk mund ta pranojme, ne nuk duam kjo festë e madhe që do të mbahet”­ ka thene nje nga meshkujt qe shfaqen ne video.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: